Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Sibovc në magjistralen Prishtinë – Podujevë.
Vdekjen e 9-vjeçarit e ka konstatuar mjekësia ligjore ndërsa ngasësi i veturës është ndaluar dhe shoqëruar në policinë rajonale në Podujevë.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca në Podujevë të cilët kanë thënë se fëmijën e kanë pranuar pa shenja jete.
“Fëmija ka qenë nje femije 7 vjecar, ne e kemi pranuar pa shenja jete, dhe e kemi takuar ne Sekiraqë. Ai nuk ka mujt me i mbijetu lëndimeve të rënda.”.