Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit të mbajtura në Republikën e Kosovës ka pasur një rënie të madhe krahasuar me partitë tjera, njofton Llapi.info.
Përveç saj edhe PDK në shumë komuna ka humbur primatin e saj e në disa të tjera ka humbur edhe pozitën e dytë.
Sipas statistikave të deri tanishme të votave të numëruara nga KQZ, LDK në Podujevë e udhëhequr nga kryetari i saj, Agim Veliu nuk ka mundur të mbledhë as 40 % të votave ashtu siç ka ndodhur zgjedhjet e kaluara ku kjo parti mblidhte edhe më shumë se kjo shifër.
Sipas KQZ- së, LDK nga 97. 27 % e votave të numëruara ka mbledhur 38, 35 % të votave duke prirë kështu rreth 7% para VV- së e cila ka mbledhur 31, 59 % të votave. PDK është zhvendosur në vendin e tretë gjë e cila nuk i ka ndodhur kësaj partie asnjëherë në Podujevë me 27, 43%./Llapi.info
Tabela Radhitja grafike Pita grafiku
Subjekti Politik | Numri i votave | Përqindja e votave te vlefshme | |
16 LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS ALEANCA KOSOVA E RE |
12.526 | 38,35% | |
35 Lëvizja VETËVENDOSJE! |
10.320 | 31,59% | |
12 Partia Demokratike e Kosovës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Nisma për Kosovën Partia e Drejtësisë Lëvizja për Bashkim Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës Partia Konservatore e Kosovës Alternativa Demokratike e Kosovës Republikanët e Kosovës Partia e Ballit Partia Socialdemokrate Balli Kombëtar i Kosovës |
8.961 | 27,43% |