25.463 është numri i personave që u është njohur statusi i veteranit në tërë Kosovën. Kjo u bë e ditur pasi Komisioni për verifikimin e listave të veteranëve në tërë Kosovën publikoi listat.
Zona e Dukagjinit kryeson me numrin me të madh të veteranëve. Kjo zonë ka gjithsejtë 6846 veteranë nga tetë brigadat e kësaj zone dhe Komanda kryesore si dhe shtabet lokale.
Pas Zonës së Dukagjinit me numrin më të madh të veteranëve është Zona e Pashtrikut me 5550 veteranë nga gjithsejtë gjashtë brigada.
E treta me numër të veteranëve radhitet Zona e Drenicës me 5085 veteranë nga gjithësejë katër brigada sa kishte kjo zonë, dhe Komanda dhe njësitet vartëse.
Pas Zonës së Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës, radhiten Zona e Llapit me 3058 veteranë, ajo e Nerodimës me 2560, Zona e Shalës me 1743 veteranë dhe ajo e Karadakut e cila ka numrin më të vogël të veteranëve 621./Llapi.info