Me rezultat 0:0 ka përfunduar ndeshja në kuadër të ligës së parë të Kosovës mes KF. “Llapi” dhe KF. “Ulpiana”.

Shanse për të shënuar golë patën të dyja ekipet, por, asnjëra nuk ia arriti që t’i konkretizojë rastet e tyre.

Madje, Bejnamin Emini, mbrojtës i djathtë i KF.”Llapi” humbi penalltinë në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”.

Pas kësaj ndeshje KF.”Llapi” ka 45pikë, ndërsa, KF.”Ulpaian” 13pikë./Llapi.info