Vetëm tre kandidatë kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë në Kuvendin e Kosovës, nga Podujeva njofton Llapi.info

Fidan Rekaliu dhe Doruntinë Maloku nga LDK dhe Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur që të hyjnë në Parlament.

Ndërsa nga PDK-ja asnjë nga kandidatët nga kjo komunë nuk ka arritur të marrë vota.

Ish komandati i FSK-së Kadri Kastrati i cili pak para zgjedhjeve aderoi në PDK ka marrë vetëm 5772 vota. Naim Fetahu ka marrë 7030 vota ndërsa Muhamet Latifi 5035 vota dhe Fadil Fazliu 5072 vota.

Nga ana tjetër, nga radhët e AAK-së deputet nuk ka arritur të bëhet kryetari i degës së AAK-së Fatmir Humolli i cili ishte njëri nga ish-komandantët e UÇK-së por që ka marrë vetëm 4191.