Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu është takuar sot në komunë me pronarët e pikave grumbulluese të mjedrës. Kjo është bërë e ditur nga një postim i Veliut në faqen e tij zyrtare “Facebook”, shkruan Llapi.info.
Ata kanë biseduar për përgatitjet që janë bërë në prag të fillimit të sezonës së vjeljes së frutave të imëta, meqë rast njoftohet se ka kapacitet të mjaftueshëm për grumbullim.
Po ashtu gjate takimit kanë rënë dakord për bashkpunim edhe më të mirë mes komunës, pikave grumbulluese dhe fermerëve, si dhe është diskutuar çmimi i mjedrës i cili varet nga kërkesa, oferta si dhe çmimi në tregun ndërkombëtar.
“Komuna e Podujevës deri më tani ka ofruar mbështetje për femerët kultivues të mjedrës me rreth 500 mijë euro.” ka përfunduar postimin e tij Veliu.