Sot nga ora 12:00 deri në ora 14:00 Policia e Podujevës ka mbajtur një aktivitet vetëdijësues për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve ku janë dhënë shembuj, thënje dhe statistika që qytetarët ta kenë parasysh rrezikun nga aksidentet, njofton Llapi.info.

Zëdhënësja e Stacionit Policor në Podujevë, Antigona Citaku për Llapi.info tha se një gjë e tillë do të vazhdojë gjatë gjithë javës ku nga ora 12:00 deri në ora 14:00 do të zhvillohet në qendër të qytetit në rrugën “Zahir Pajaziti” ndërsa më pasë do të vazhdohet edhe në rrugët rurale

Për mosrespektimin e rregullave nga këmbësorët që nuk kalojnë në zebra ashtu edhe nga vozitësit e automjeteve, Citaku tha se do të gjobiten duke theksuar se asnjë qytetarë i cili ka një gjobë të papaguar me ligjin e ri nuk mund ta regjistrojë veturën e tij.

“Mosrespektimi i rregullave në komunikacion do të thotë mos respektim i ligjit në komunikacion. Nuk ka mundësi të regjistrohet asnjë veturë nëse ka ndonjë gjobë të papaguar.”, tha ajo.

Aktiviteti do të vazhdojë gjatë gjithë javës.