Gjendje e rëndë dhe e rrezikshme po mbizotëron këto ditë në Podujevë nga temperaturat e larta të cilat po e shoqërojnë këtë qytet thonë doktorët nga Podujeva, raporton Llapi.info.

Ata kanë bërë thirrje që të përdoren sa më shumë lëngje, pemë dhe perime dhe të evitohet dalja në diell nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

Doktoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë, Astrie Bllaca tha gjendja është shumë e rrezikshme. Sipas saj më të rrezikuarit janë fëmijët, të sëmurit akutë dhe të sëmurët me sëmundje kronike.

Më tej Bllaca ka thënë se ka persona që ankohen nga tensioni dhe sëmundje të tjera por realisht shkaktar është vapa e madhe.

“Porosisë është që të mos dilet në të nxehtë, sepse është tepër rrezik, është gjendje shumë e rëndë. Temperaturat e larta ndikojnë shumë keq, duhet me pas shumë kujdes, sidomos të moshuarit, fëmijët me i ruajt mos me i lënë me dalë jashtë edhe të moshuarit edhe të sëmurit kronik. Më të rrezikuar janë të moshuarit, të sëmurët kronikë, akutë dhe fëmijët. Vinë pacientë të cilët janë të pa informuar, ankohen se ju ka rënë tensioni, kurse problemi qëndron tek vapa e madhe, hup lëngje, hup kripëra, për këtë arsye duhet ushqyer mirë me ushqime të lehta pemë perime dhe kripa patjetër duhet me u marrë, sepse nga djersa humb kripa shumë.”

Edhe Muhamet Hoti, Doktor në Qendrën emergjentë në Podujevë tha që të evitohet dalja në diell nga ora 11:00 deri në ora 17:00. Sipas tij këto temperat e larta ndikojnë në shumë sëmundje sidomos në sëmundjet kronike.

“Temperaturat e larta ndikojnë në shumë sëëmundje, sidomos në sëmundjet kronike. Por më së shumti tek moshat e reja, tek fëmijët dhe të moshuarit. Që të mbrohemi, preferohet që nga ora 11:00 – 17:00 mos me dalë, mos me ju ekspozua rrezeve ultra violete të djellit. Konsumimit të lëngjeve sa më shumë dhe marrje së terapisë së rregullt. Faktikisht ne pak kemi pacientë që vinë në mënyrë direkte, mirëpo si pasojë e të nxehtit thash edhe njëherë që përkeqësohet gjendjet kronike të sëmundjeve. Domethënë kronike përkeqësohen gjithë në temperaturat e nxehta, për këtë arsye edhe kemi fluks të madh të pacientëve sidomos në ndërrimin e natës kur kemi shtypjen e lartë të numrit të pacientëve.”, tha ai.

Porosia e tyre për qytetarët është që të përdoren sa më shumë lëngje, pemë dhe perime pasi që sipas tyre kjo bënë që të mbrohen nga këto temperatura.