Sërish nëpër disa rajone të Podujevës nuk do të ketë rrymë, transmeton Llapi.info. Këtë e ka bërë me dije KEDS përmes një kumtese.
Sipas kësaj kumtese rrymë nuk do ketë:
1.
Më 14.07.2017 në NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërpritet:
· Dalja 10kV Letanci(Kodi: 14000012) prej orës 09:30-12:00 dhe nga ora 15:00-18:00.
Pa energji elektrike do të mbesin: Obranq, Peran, Obranq 1, 2, 3, Bradash, Bajqin, Katunishte, Lepaj, Dobratin 1, Ferma e Pulave Peran .
Më 14.07.2017 në NS 35/10 kV Koliqi do të ndërpritet:
· Dalja 10kV Sharbani(Kodi: 14016003) prej orës 10:00 deri në orën 15:30
Pa energji elektrike do të mbesin: Sharbani, Alshiqët,Halabakët, Dyzi 1 dhe 2, Tërrnavë, Vanovcë dhe Bellopojë 1,2,3,4.