Skuadra e Llapit ka konfirmuar transferimin e katër herë futbollistit më të mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella.
Lojtari do të jetë pjesë e klubit llapjan edicionin e ri me mundësi vazhdimi.
Zhdrella më parë ka luajtur edhe për skuadra si Hysi, Prishtina dhe Drita.
Llapi e ka bërë njërin prej transferimeve më të mëdha në Kosovë.