Mentor Zhdrella edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Llapit.
Ai u prezantua me fanellën e skuadrës llapjane.
Zhdrella vjen me deklaratë të madhe.
“Jam i lumtur që u riktheva në shtëpinë time, në vendlindjen time. Pritja ishte jashtëzakonisht e mirë, ndërsa me shumicën e futbollistëve njihem, pasi që i kam kolegë”, ka shkruar ai në Facebook, raporton Gazeta Olle.
“Premtoj maksimumin për klubin e Llapit dhe pres përkahje maksimale nga qytetarët dhe tifozët që për ne janë futbollisti i 12-të. Do japim më të mirën për të arritur objektivat e klubit dhe te jemi sa më lartë në tabelë”, shtoi ai.
Feronikeli ishte skuadra e tij e fundit.
.