Pas kryeqytetit, të shtëna me armë zjarri ka ndodhur edhe në rrugën “Ilir Konushevci” të Podujevës.
Policia ka bërë të ditur se një mashkull gjersa ishte duke lëvizur me veturë, ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Gjatë kontrollit të i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me tetë fishekë, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, njofton indeksonline, transmeton Llapi.info.