Nesër(e diele) nga ora 20:00 prindërit të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre të shikojnë shfaqjen e një filmi vizatimor pa pagesë, atë mund ta bëjnë në hapësirat e “Malësia Invest” pas banesave, në Podujevë.

Ndër të tjera, fëmijëve do tu shpërndahen ujë dhe dhurata të “Malësia Market” të cilat do të shoqërohen me fishekzjarre.

Në një komunikatë nga “Malësia Invest” thuhet se kjo po bëhet me qëllim që tu ofrohet fëmijëve shfaqje e filmave vizatimorë pasi që aktivitete të tilla i mungojnë qytetit të Podujevës.

Në fund të aktivitetit do të ketë muzikë dhe fishekzjarre.

“Malësia Market” fton gjithë prindërit që t’i sjellin fëmijët e tyre në këtë shfaqje.