Mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjet me kushtet e rrugës ka bërë që një person të vetëaksidentohet në fshatin Dobratin të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 09:00 të mëngjesit, njofton Llapi.info.
Sipas policisë së Kosovës shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është vetëaksidentuar.
Më tutje, policia ka njoftuar se shoferi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman në QKUK.