Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot objektin në ndërtim të Administratës Komunale në Podujevë, projekt ky që financohet nga Komisioni Evropian, ka shkruar Telegrafi.
Veliu shprehu pakënaqësi me dinamikën e ngadalshme, por edhe cilësinë e kryerjes së punimeve në këtë objekt, ndërtimi i të cilit po zvarritet me vite të tëra.
Ndërtimi i objektit ka filluar në vitin 2012, kurse punimet në këtë objekt u përcollën me probleme dhe ndërprerje të vazhdueshme.