Policia e Podujevës ka raportuar se në 24 orët e fundit ka ndodhur një kanosje përmes telefonit dhe mesazheve në fshatin Tërnavë dhe një vjedhje në fshatin Penuh.

Kanosja ka ndodhur mes një femre nga fshati Tërnavë i Podujevës dhe një mashkulli nga Drenasi, ku i dyshuari mashkull nga Drenasi ka kërcënruar përmes telefonit një femër nga Tërnava.

Viktima femër nga fshati Tërnavë është rreth moshës 25 vjeçare.

I dyshuari mashkull nga Drenasi është arrestuar nga policia, më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedur të rregullt gjyqësore.

Sipas policisë, në 24 orët e fundit ka ndodhur edhe një vjedhje në fshatin Penuh, me ç’rast janë vjedhur 10 litra vaj motori. Grabitësi ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Poashtu, në 24 orët e fundit në Podujevë janë shqiptuar edhe 10 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info