Pavarësisht rrahjeve në qytet, therrjeve me thika në qendër të qytetit e mbytjeve në liqenin e Batllavës, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka vlerësuar gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës të qetë dhe stabile, kurse shprehu shqetësim për numrin e madh të aksidenteve në komunikacion, shkruan Llapi.info.
Për të qenë më korrekt, Llapi.info ua sjell vetëm disa nga lajmet të cilat janë transmetuar vetëm muajin e kaluar për qytetin e Podujevës të cilat cenojnë sigurinë në këtë komunë.
Lexo edhe:
Podujevë, burri e sulmon fizikisht dhe e kanos me thikë gruan e tij
Arrestohen dy persona pasi rrahën policët në Gllamnik
Therrje me thika në një kafiteri në Podujevë
Rrahje me shufër metalike në tregun e gjelbër të Podujevës (Video)
Rrahje mes disa personave në Podujevë (FOTO)
Sapo ndodhi: Rrahje mes dy grupeve në Podujevë (Foto)
“Lidhur me gjendjen e sigurisë gjatë dy muajve të fundit, sipas raportit të Stacionit Policor, gjendja e sigurisë në Komunën e Podujevës është e qetë dhe stabile. Sipas raportit, gjatë periudhës raportuese ka pasur rënie të aktiviteteve kriminale krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe policia është duke realizuar planin operacional në parandalimin e të shtënave gjatë ahengjeve të ndryshme familjare.”, thuhet në komunikatë.
Lexo edhe:
Lëndohen tri femra nga një rrahje në mes dy grupeve në Podujevë
Aksident në Podujevë: Vetura godet shtyllën elektrike (FOTO)
Aksident në Podujevë, me të lënduar (Foto)
Aksident në afërsi të Besianës, pesë të lënduar
Dobratin, Vozitë veturën me shpejtësi të madhe por vetëaksidentohet
Aksident në Lluzhan, një person i lënduar (Foto/Video)
Aksident në Podujevë, ka të lënduar (Foto)
Vdesin edhe dy persona nga Podujeva që u aksidentuan javë më parë
Aksident në afërsi të Hotel Besianës (Foto)
Aksident trafiku në Obiliq, dy persona të lënduar (FOTO)
Pavarvsisht kësaj, edhe përfaqësuesi i KFOR-it, gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës e vlerësoi të qetë dhe stabile. Nga ta thanë se edhe situata përgjatë brezit kufitar është e mirë, kurse gëzon fakti se ka rënie të prerjes ilegale të pyjeve.
Lidhur me gjendjen e sigurisë në komunikacion në takim u tha se është shqetësues numri i madh i aksidenteve, përkundër shtimit të masave të kontrollit-patrullimit të policisë.
Ndonëse në komunikatë thuhet se patrullimet janë shtuar, ajo gjë në rrugët e Podujevës pak që mund të shihet.
“Pavarësisht faktit se Policia e Kosovës ka shtuar patrullimet në rrugën magjistrale dhe rrugët rajonale të Komunës së Podujevës, kryetari Veliu tha se brengos numri i madh i aksidenteve në komunikacion, të cilat në shumë raste po përfundojnë edhe +me fatalitet.”, thuhet tutje në komunikatë.
Kryetari Veliu kërkoi nga Policia e Kosovës, por edhe nga organet e tjera relevante, mobilizim dhe angazhim më të madh në parandalimin, por edhe vetëdijësimin e pjesëmarrësve në komunikacion.