Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot fshatin Shtedim ku është duke u bërë asfaltimi i rrugëve në disa lagje të këtij fshati.

Në komunikatën e lëshuar nga komuna e Podujevës thuhet se kryetari i Podujevës Agim Veliu ka përcjellë këto punime ku ka thënë se komuna është e përkushtuar për realizimin e projekteve infrastrukturore.