Pas aktivitetit të kaluar dhe interesimit shumë të madh, Malësia Market ka vendosur që edhe nesër (e enjte) nga ora 20:00 në hapësirat e “Malësa Invest” të organizoj aktivitet për fëmijë ku do të shfaqen filma vizatimorë për fëmijë.

“Pasi që në qytetin e Podujevës mungojnë aktivitete dhe shfaqje teatrale për të rinjë ne kemi vendosur qe te organizojmë aktivitete te tilla me qëllim të angazhimit të të rinjëve në fusha dobiprurëse, andaj me datën 03.08.2017 nga ora 20:00 do të shfaqim një film te animuar i cilin do të zgjas për rreth 1 orë, ku do te përfshihen edhe shume befasi dhe do te ndahen pije dhe ushqime gratis për fëmijet.”, thuhet në njoftimin e Malësia Market.

Po ashtu edhe për shkimin e filmit do te jetë falas si dhe do te ketë musafir nga Manchester Aid Kosova me rast ftohen gjithë prindërit që ti sjellin fëmijët e tyre në hapësirat e Malësia Market.
Po ashtu vlen te theksohet se aktivitete te tilla nuk do te kene te ndalur nga Malesia Market me qellim te sjelljes së gjallërisë dhe atraksionit per fëmijët e qytetit.