3 ditë pas vdekjes së 12 vjeçares Erza Llugaliu në Liqenin e Batllavës, policia e Podujevës ka vendosur të shpërndajë fletëpalosje vetëdijësuese në vendin ku ajo u mbyt, shkruan Llapi.info.
Në fletëpalosjet e shpërndara nga Policët sipas një lexuesi të Llapi.info, ka këshilla për parandalimin e rrezikut në pishinë, sigurinë në ujë, kujdesin nga hekurishtet, sigurinë nga gërmadhat etj.
Llapi.info ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga zëdhënësja e Policisë në Podujevë Antigona Citaku për qëllimin e këtij aktiviteti, por ajo po vazhdon të mos i përgjigjet telefonatave që disa javë radhazi.
Më poshtë po ua sjellim fletëpalosjen e shpërndarë nga Policia: