Kryetari i Kounës së Podujevës, Agim Veliu ka shpërndarë dje pajisjet tablet me softuerë përkatës për zyrtarët komunalë për zhvillimin e punes ne teren dhe në komisione të ndryshme, shkruan Llapi.info.

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e Komunës së Podujevës, në faqen zyrtare në Facebook.

Me këto pajisje janë furnizuar zyrtarët nga drejtoritë e Inspeksionit, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Pronës- Gjeodozisë e Kadastrës, Planifikimit Urban dhe Shërbimeve Publike si dhe komisione të ndryshme.

Postimi i plotë:

Zyrtarët komunalë pajisen me Tablet për punë në terren

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka shpërndarë sot pajisjet Tablet me Softuer përkatës për zyrtarët komunalë për punë në terren dhe komisione të ndryshme.

Zyrtarë të Komunës së Podujevës, të cilët punojnë në terren, por edhe komisione të ndryshme komunale janë pajisur me Tablet me Softuer përkatës.

Kryetari i Komunës, Agim Veliu ka bërë shpërndarjen e pajisjeve për zyrtarët nga drejtoritë e Inspeksionit, Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Pronës –Gjeodezisë e Kadastrës, Planifikimit Urban dhe Shërbimeve Publike si dhe për komisione të ndryshme.

Me këtë rast kryetari Veliu tha se këto pajisje të teknologjisë informative do të mundësojnë kryerje më efikase të punëve në teren nga zyrtarët komunal dhe raportimin.

“Pajisja e zyrtarëve komunalë me Tabletë do të mundësojë monitorimin dhe raportimin e rregullt si dhe prezantimi i gjendjes faktike në teren përmes fotografive dhe video-incizimeve”, tha kryetari Veliu.

Me këto pajisje të teknologjisë informative janë pajisur 10 inspektorë komunalë, 10 roje pylli dhe dy zyrtarë të bujqësisë, katër gjeodet, katër punëtorë të planifikimit urban, dy punëtorë të shërbimeve publike dhe pesë komisione.