Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përcaktimin e kandidatëve për Asamble në zgjedhjet lokale 2017.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti.

Ai ka njoftuar se deklarata për kandidim bëhet nëpërmjet plotësimit dhe dorëzimit në KZAQ të formularit të deklaratës të kandidaturës, ku dorëzimi i deklaratës po ashtu duhet të shoqërohet me  një kopje të letërnjoftimit dhe të kartelës së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Komisioni Zgjedhor Ad-hoc i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, shpall zgjedhjet e brendshme.

Në bazë të nenit 82 të Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nenit 89 dhe 90 të Rregullores për Zgjedhjet e Brendshme, Vendimit të Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të dates 22.07.2017, Komisioni Zgjedhor Ad-hoc i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, mori:

V E N D I M

Shpallen e Zgjedhjet e Brendshme për përcaktimin e kandidatëve për Asamble në Zgjedhjet Lokale 2017.

Afati i kandidimit për Këshilltar të Asamblesë komunale është nga data 03.08.2017, duke filluar nga ora 10:00 deri më datën10.08.2017 në ora 19.00.

Deklarata për kandidim bëhet nëpërmjet plotësimit dhe dorëzimit në KZAQ të formularit të deklaratës së kandidaturës. Dorëzimi i deklaratës duhet të shoqërohet me një kopje të letërnjoftimit dhe të kartelës së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kryetari i
Komisionit Zgjedhor
Abedin Zeka