Një person mashkull K/Shqiptar është arrestuar në fshatin Shakovicë të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ky person ishte në kërkim dhe në bazë të dy urdhëresave të gjykatës është arrestuar dje, i cili më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.