Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu është takuar sot me përfaqësuesit e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), me të cilët ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhim të Tokës, njofton Llapi.info.

Kjo është bërë e ditur nga një postim në faqen zyrtare Facebook të Komunës së Podujevës.

Ky bashkëpunim bazohet në kërkesën e Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për asistencë teknike gjermane dhe ka qëllim përmirësimin e kapaciteteve të Komunës që të perforomojë më mirë në fushën e planifikimit hapësinor për zonën urbane dhe rurale të territorit të Komunës bazuar në kërkesat e Ligjit për planifikim 2013.

Veliu është shprehur i kënaqur që Podujeva është njëra ndër komunat në të cilat do të realizohet ky projekt me rëndësi për komunën dhe qytetarët e saj.

Postimi i plotë:

Kryetari Veliu nënshkroi memorandum bashkëpunimi me GIZ-in

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe përfaqësuesit e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhim të Tokës..

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e GIZ-it, me të cilët ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për Fuqizim të Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhimit të Tokës. 
Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë në mes të palëve për të shërbyer në përmirësimin e kapaciteteve të komunës që të performojë më mirë në fushën e planifikimit hapësinor për zonën urbane dhe rurale të territorit të komunës bazuar në kërkesat e Ligjit për planifikim hapësinor (2013).
Ky bashkëpunim bazohet në kërkesën e Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për asistencë teknike gjermane.
Kryetari Veliu, duke vlerësuar bashkëpunimin me GIZ-in, u shpreh i kënaqur që Podujeva është në mesin e komunave në të cilat do të realizohet ky projekt me rëndësi për komunën dhe qytetarët e saj. 
Projekti për Fuqizim të Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhim të Tokës përfshinë digjitalizimin, validitimin dhe ruajtjen, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave hapësinore dhe jo-hapësinore në programin GIS, hartimin e zonave kadastrave duke u bazuar në Ligjin për Planifikimin Hapësinor, pjesëmarrjen e publikut përgjatë procesit të planifikimin dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor dhe menaxhimin e tokës.