Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj duke u shkaktuar lëndime trupore, transmeton Llapi.info.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bervenik, Podujevë. Sipas raportit të policisë viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info/