Të enjten në Bajqinë të Podujevës dy vetura u ndeshën mes vete, por pësoi dikush tjetër që fare nuk kishte lidhje me to.
Fatkeq në këtë aksident ishte 62 vjeçari, Shahin Gashi, që po priste skaj rrugës.
Vetëm një ditë më vonë, në varrimin e tij, familja Gashi ia ka falë gjakun familjes Dibrani nga Rovuçi i Podujevës, anëtar i së cilës familje shkaktoi aksidentin, njofton Klan Kosova, transmeton Llapi.info.