Një ngacmim mes dy palëve ka ndodhur në fshatin Dobratin të Podujevës, njofton Policia e Stacionit të Podujevës në raportin e saj për 24 orët e fundit.

Sipas policisë, ngacmimi mes dy palëve ka ardhur për shkak të një konflikti që kanë pasur këto dy palë edhe më herët. Të dy palët janë intervistuar nga policia, e cila tani po merret me hetimin e rastit.

Policia raporton se në 24 orët e fundit ka ndodhur edhe një vjedhje gjatë rrugëtimit në një taxi në magjistralen Podujevë- Prishtinë, me ç’rast është vjedhur një telefon. Policia ende nuk e ka identifikuar personin që ka vjedhur telefonin.

Ndërsa, sajpërket numrit të gjobave të shqiptuara në 24 orët e fundit, janë gjithësej 8 gjoba për kundërvajtje. 8 urdhërsa nga gjykata janë realizuar dhe një person është arrestuar lidhur me urdhëresat e gjykatës, njofton Policia e Podujevës./Llapi.info