Një mjeke K/shqiptare në Podujevë është ankuar në polici për një pacient, njofton Llapi.info.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:48, meqë rast mjekja ka raportuar në polici një person mashkull të panjohur i cili në gjendje revolte kishte dëmtuar një pajisje me vlerë 20 euro. Kjo për arsye se ai ishte ishte i pakënaqur me shërbimin e mjekes.
Nga raporti i policisë thuhet se njësia përkatëse policore ka dalë në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin.