Të mërkurën rreth orës 11:50 në fshatin Kërpimeh të Podujevës një të dyshuari mashkull iu është konfiskuar një armë AK-47 pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë në ajër.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.