Një vjedhje ka ndodhur dje në lokalet e ETC-së në Podujevë dhe një dëmtim i pronës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, njofton policia e Podujevës në raportin e saj për 24 orët e fundit.

Sipas policisë, në lokalet e ETC-së, dy persona kanë arritur të vjedhin artikuj të ndryshëm ushqimor. Personat e dyshuar janë marrë në polici, dhe rasti është duke u hetuar nga policia.

Poashtu, në 24 orët e fundit, policia e Podujevës, njofton se në QKMF në Podujevë ka ndodhur një dëmtim i pronës, me ç’rast janë dëmtuar xhamat e kësaj qendre. Sipas policisë, ankuesi e ka paraqitur rastin në polici, por, ende nuk ka të dyshuar.

Numri i gjobave të shqiptuara në 24 orët e fundit është gjithësej 15 gjoba për kundërvajtje, derisa, një person është arrestuar me urdhërës të gjykatës./Llapi.info