Mbjellet në rajonin e Podujevës kanë filluar me kohë. Mbjellja është një proces në vazhdimësi, andaj, ende nuk dihet sipërfaqja e tokës sa është mbjellur deri tani. Kështu ka thënë, Avni Fetahu, i autorizuar për sektorin e bujqësisë në komunën e Podujevës.

Ai në një intervistë për Llapi.info ka treguar për planifikimet që ka bërë komuna e Podujevës, sajpërketë të mbjellurave.

“Misër kokërr 2.100 hektar, misër me fasule 650h, misër i gjelbër 630h, elb 25h, tërsher 1.690h,
lule dielli 25h, perime 2.150h, patate 1.500h, mjedrra 20h i financon komuna, 26h i kanë mbjell individualisht, fasule monokultur 650h dhe grur pranveror 10h. Këto planifikime janë bërë në bazë të një raporti të vitit të kaluar”, ka thënë Fetahu.

Ai ka theksuar se komuna e Podujevës është munduar të identifikohet si rajon i mjedrrës, pasi mjedrra dhe kulturat e imta kapin më së shumti rendimente./Llapi.info

11