Një grua ka marrë lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor pasi që burri i saj e ka rrahur atë dje rreth orës 9:45 në Podujevë, njofton Llapi.info.
Me këtë rast i dyshuari është është shoqëruar në stacionin policor.
Por, prokurori, sipas raportit 24-orës të PK-së, pas intervistimit e ka liruar në procedurë të rregullt.
Nuk është rasti i vetëm kur prokurori ka liruar të dyshuarit, dhe pas lirimit dhunuesit kanë vazhduar dhunën ndaj grave të tyre.