Një aksion humanitar është ndërmarrë dje nga imami i xhamisë së vjetër në Podujevës, Imri Llugaliu, i cili me ndihmën e bamirësve dhe inkasantëve të Keds-it ka ndihmuar 9 familje me afër 30 fëmijë të fshatit Brainë të Podujevës.

“Ndihmat e nevojshme janë siguruar nga bëmirësit e ndryshëm dhe së bashku me inkasantët e Keds-it, të cilët në bashkëpunim me kolegët e tyre kishin mbleshur 100euro nga pagat e tyre. Atyre familjeve ju dërguam pako me gjëra ushqimore, detergjentë, dhe nga 50kg miell ku afër 500euro ishin vlerat e atyre pakove”, ka thënë Llugaliu për portalin “Llapi.info”.

Njoftimin për gjendjen e vështirë të këtyre familjeve imam Imri Llugaliu e mori nga inkasantët e Keds-it. Ai fton gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që tu dalin në ndihmë këtyre 9 familjeve.

“Shfrytëzojmë rastin ti ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi t’ju ndihmojnë këtyre 9 familjeve që jetojnë në kushte të vështira të varfërisë pasi që të gjithë janë të papunë, pa mjete të punës ose udhëtimit, e sidomos 3 nga këto familje jetojnë në shtëpi shumë të vjetra dhe rrezikohen çdo ditë nga shkatërrimi i shtëpive nga balta. Afërsisht brenda 10 ari tokë jetojnë në 9 shtëpi këto 9 familjet SADIKU me afër 30 fëmijë që presin çdo ditë se kush do i vizitoj dhe sadopak t’ua kthej buzëqeshjen atyre fëmijëve të cilët jetojnë larg realitetit të lodrave dhe ushqimeve të cilat i përdorin fëmijët e rrafshit të Llapit”, ka shtuar Llugaliu.

Imam Imri Llugaliu edhe më herët ka ndërmarrë aksione të ndryshme humanitare./Llapi.info

11148894_380275452155895_1737579189_n

11157933_380275528822554_512681329_n

11160143_380275612155879_1538032438_n