Një person ka vdekur në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Dumnicë të Podujevës, ku një vetur e tipit Volvo ka goditur një person derisa po ngaste biçikletën. Personi ka gjetur vdekjen menjëherë pasi vetura e kishte goditur, bëjnë të ditur burime të portalit “Llapi.info”.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar, ndërsa, lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Viktima N.Rr. ishte në moshën 61 vjeçare./Llapi.info