Janë numër i konsideruar i shkollave fillore në qendër të qytetit të Podujevës në afërsi të të cilave nuk ka asnjë pengesë në rrugë për ngadalësim të shpejtësisë. E kjo sipas prindërve të fëmijëve po shihet edhe si rrezik për ta kjo pasi që vozitja e shpejtë e veturave në afërsi të këtyre shkollave mund tu kushtojë më jetë fëmijëve të tyre, shkruan Llapi.info.
Shkolla Fillore “Enver Maloku” e cila tashmë gjendet në objektin e vjetër të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” është njëra prej këtyre shkollave e cila në afërsi të saj përveç shenjave horizontale për këmbësorë nuk ka ndonjë pengesë për ngadalësim të shpejtësisë. E ky problem sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi do të zgjidhet shumë shpejt ani pse vendosja e këtyre pengesave po shkakton ngadalësim të komunikacionit.
Pengesa te shkolla fillore “Enver Maloku” do të vendoset shumë shpejt. Komisioni si të vendos ne e kemi kompaninë për sanimet e rrugëve të asfaltimit dhe ajo është në gjendje ta bëj rregullimin e këtyre vendkalimeve” tha ai.
Sipas tij për vendosje të pengesave të tilla janë duke u shqyrtuar edhe disa pika të tjera të ndjeshme siç ka qenë rasti edhe me rrugën “Skënderbeu”.
“Janë duke u shqyrtuar që brenda qytetit edhe disa pika të ndjeshme kryesisht para shkollave të vendosen të ashtuquajturit policë të shtrirë siç janë vendosur në rrugën “Skënderbeu” në 5 vende edhe pse kjo në njëfarë mënyre po shkakton edhe qarkullim pak më të ngadalësuar por duke parë rreziqet posaçërisht për nxënës do të vendosen edhe në këto lokalitete” tha ai./Llapi.info