Një numër i konsiderueshëm  i qytetarëve është mbledhur sot në afërsi të një restoranti në Merdar në pritje të nisjes së autobusit që shpie në Beograd, e nga atje të ia msyejnë vendeve perëndimore, njofton Llapi.info.

Në kushte anonimiteti disa qytetarë të cilët kishin ardhur nga Mitrovica dhe Gjakova thanë për LLapi.info se kushtet e këqija, papunësia dhe politika po i bënë që ta marrin këtë rrugë.

Nga qytetarët e mbledhur kishte edhe nga ata që kishin dalë të shihnin gjendjen e atyshme duke shprehur interesim që të dalin edhe ata.

“Nuk e di ndoshta do të dal edhe unë, njëherë po e shoh gjendjen nëse po i lënë me dal këta” tha një ndër ta.

FOTO: