Shefi i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Haki Rudari, pati një takim zyrtarë me drejtuesit e sindikatës së arsimit në Podujevë Fadil Halimi dhe Agim Gashi ku biseduan për implementimin e kontratës kolektive e nënshkruar në datën 18.04.2016 nga ana e MASHT-it dhe SBASHK-ut.

Sipas Rudarit obligimet që dalin nga kjo kontratë nuk janë marrë për bazë nga qeveria lokale për implementim.

Rudari i cili është edhe anëtar i Komitetit për Arsim dhe Kulturë në Kuvendin komunal në Podujevë ka kërkuar që kontratat të tilla të mos nënshkruhen vetëm për ceshtje mediatike apo elektorale por të plotësohen sipas tij.

“Në këtë kontratë dalin obligime nga qeveria lokale siç janë: dhënia e tri pagave përcjellëse me rastin e pensionimit, dy euro në emër të shujtës për çdo ditë pune dhe kompensimi prej 70% të shumës së biletave për punëtorët udhëtarë të arsimit, obligime këto që asnjëherë nuk janë marr për bazë nga qeveria lokale për implementim. Rudari i cili është edhe anëtar i Komitetit për Arsim dhe Kulturë pranë kuvendit komunal në Podujevë, kërkon që kontrata të tilla të mos nënshkruhën vetëm për çështje mediatike apo elektorale por që kontratat të nënshkruara nga niveli qendror apo lokal të plotësohen në tërësi.”, thuhet në njoftim.

Më tej, Rudari ka thënë se në seancën e radhës ku do të debatohet rreth buxhetit komunal për vitin 2017, do ti propozon këto obligime të marrura nga komuna të inkorporohën në buxhetin për vitin 2018.