Një 14 vjeçare nga Podujeva, e cila ka lindur me deformime në shtyllën kurrizore për 110 shkallë, po kërkon ndihmën e bamirësve për shërimin e saj. Ajo për Tribuna Channel tregoi për pengesat që po i shkakton për të jetuar në mënyrë normale. Babai i saj tregoi se shërimi i saj do të mund të bëhet me 17 mijë euro.
Është 14 vjeçare, por dallon shumë pamja fizike nga moshataret e saj. Kjo për shkak se shtylla kurrizore e saj ka deformime 110 shkallësh.
Ajo është nga Podujeva dhe ka vetëm një dëshirë, që pamja e saj të jetë sikur shoqet e saj të klasës.
E babai i saj tha për Tribuna Channel se shërimi për vajzën mund të kushtojë 17 mijë euro, duke apeluar tek vullnet mirët që të ndihmojnë për t’ia kthyer vullnetin për jetë vajzës.
Ai shtoi se nëse nuk bëhet ndërhyrje e shpejtë, rrezikon që të mund të ketë shërim më pastaj.
Mehmeti tregoi se nuk është i vetmi rast në familje me pasoja fizike.
Gruaja e tij, kishte vdekur në operim, duke e lindur djalin e saj, i cili ka mbetur me pasoja të rënda, për shkak të mungesës së oksigjenit në inkubatorin që ishte vendosur.
Këto raste kur fëmijët lindin me deformime të mëdha në boshtin kurrizor deri në 110 shkallë janë shumë të rralla në Kosovë.
Për ata që duan ta ndihmojnë, mund të kontaktojnë në redaksi të televisionit “Tribuna Channel” në këtë numër kontaktues: 045 992 111