Deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili njihet edhe si humanist, Labinot Tahiri ka ndarë 1200 euro nga rroga e tij të cilën e merr në kuvend për vajzën e sëmurë nga boshti kurrizor nga Podujeva, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur ai vet nëpërmjet rrjetit social Facebook ku i ka ftuar edhe deputetët e tjerë të Kuvendit që të ndihmojnë së paku me nga 10 euro.

Lexo edhe:
Vajza nga Podujeva ka deformim kurrizor dhe ka nevojë për ndihmë (Video)

Më tej ai u ka bërë thirrje edhe qytetarë që t’i dalin në ndihmë.

14 vjeçarja ka problem me shtyllën kurrizore të cilën e ka të deformuar 110 shkallë.