Ndonëse Shemsi Jashari, drejtor i rrjetit të OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu” në opinionet e tij në të kaluarën ka kritikuar të parin e Komunës Agim Veliun për mos transparencë dhe keqqeverisje, ai sot ka shkuar në zyrë të tij për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Në komunikatën e komunës thuhet se qëllimi i këtij memorandumi është avancimi i transparencës si dhe bashkëpunimi me rrjetin e OJQ-ve lokale.
“Kryetari Veliu tha se memorandumi, që nënshkruan sot me drejtorin e Rrjetit të OJQ-ve lokale “Demokracia Fillon Këtu”, i kontribuon avancimit të transparencës dhe bashkëpunimit sa më të mirë të institucioneve të Komunës me qytetarë dhe shoqata përfaqësuese të tyre si dhe vlerësimit të angazhimit dhe kontributit të shoqërisë civile në nivel lokal. Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëpunimi në nivel lokal në realizimin e aktiviteteve, në përputhje me programet dhe objektivat e dy subjekteve nënshkruese në funksion të avancimit të transparencës, konform dispozitave ligjore dhe nënligjore përkatëse.”, thuhet në komunikatë.
Më poshtë po ua sjellim disa opinione të Shemsi Jasharit, ku kërkohej ndërrimi i pushtetit në Podujevë si dhe akuza të rënda ndaj LDK-së:
Jashari: Në Podujevë është i nevojshëm ndërrimi i pushtetit
Akuza të rënda të Jasharit ndaj LDK-së: Për qëllime politike po kalkuloni me gjakun e të vrarërve
Jashari: “SIKUR TË KISHIM OPOZITË NE PODUJEVË”