Handikos në Podujevë ka pranuar sot një kontingjent me mjete ortopedike: Karroca toaleti, karroca të thjeshta, karroca speciale, paterica dhe shetitore nga Gjermania. Ky donacion për Handikos në Podujevë erdhi me përkrahjen e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Podujevës.
Lajmin për portalin “Llapi.info” e kanë bërë të ditur zyrtar të Handikos në Podujevë, përmes një komunikate për media.
“Këto ndihma për Handikos-in në Podujevë janë mbledhur nga bashkëatdhetarët, Hysen Rrahamani nga fshati Turuqic dhe Shaip Veliu nga fshati Bradash i Podujevës.
Këta dy bashkëatdhetarë janë ndihmuar edhe nga gjermani Gerhard Nottbeck nga Mindeni i Gjermanisë dhe bashkatdhetarë të tjerë. Ndërsa, transportin nga qyteti Minden në Podujevë e ka bërë kompania “Durmishi Plast” me pronar Hyzdri Durmishi”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë./Llapi.info