Përmes një komunikate në rrjetin social Facebook,Rrjeti OJQ-ve “Demokracia fillon këtu” ka reaguar për mos ftuarjen në debat të zhvilluar në RTK, të dy subjekteve në Podujevë partisë “Fjala” dhe” Nisma për Kosovën”,njofton Llapi.info.
OJQ “Demokracia fillon këtu” thotë se të mos bëhen me lëshime të ngjashme nga menagjmenti i RTK-së.
Sipas tyre ky veprim i RTK-së, bie ndesh me ligjin zgjedhor konkretisht –Neni 48 Qasja e Drejtë dhe e Paanshme nga mediat gjatë Fushatës së Zgjedhjeve, ku thuhet qartë se: Të gjitha mediat sigurojnë se të gjitha subjektet politike të certifikuara përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme në emisionet gjatë fushatës së zgjedhjeve, dhe të gjitha mediat transmetuese u sigurojnë të gjitha subjekteve politike të certifikuara qasje të drejtë dhe të paanshme në programet me diskutime politike dhe debate.
Ja reagimi i tyre i Plote
Komunikatë për Media
Data 19. shtator.2017
Në emër të rrjetit të OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” shprehim reagimin tonë lidhur me mos ftuarjen e dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Podujevës nga partia “FJALA” dhe “NISMA PËR KOSOVËN”ne debatin e ftuar nga RTK me datën 18 shtator 2017 në kanalin RTK 3.
Ne jemi njoftuar se, kandidatët nga partia “FJALA” dhe “NISMA PËR KOSOVËN”, nuk jan ftuar të jenë pjesë e debatit dhe konsiderojmë se me këtë veprim, RTK ka dëmtuar dy subjektet në fjalë duke mos iu dhënë mundësin të shpalosin qendrimet, programin dhe platformen e tyre politike para qytetarëve dhe elektoratit potencial të tyre paralel me kandidatët tjerë.
Ky veprim i RTK-së, bie ndesh me ligjin zgjedhor konkretisht –Neni 48 Qasja e Drejtë dhe e Paanshme nga Mediat gjatë Fushatës së Zgjedhjeve, ku thuhet qartë se: Të gjitha mediat sigurojnë se të gjitha subjektet politike të certifikuara përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme në emisionet gjatë fushatës së zgjedhjeve, dhe të gjitha mediat transmetuese u sigurojnë të gjitha subjekteve politike të certifikuara qasje të drejtë dhe të paanshme në programet me diskutime politike dhe debate.
Duke u nisur nga fakti se RTK si medium publik financohet nga taksat e qytetarëve është shumë e nevojshme dhe obligim ligjor që, RTK të jetë e paanshme dhe profesionale, të trajtoj të gjithë kandidatët për kryetar komune të qertifikuar nga KQZ-ja, të barabartë dhe të mos anoj politikishtë gjatë drejtimit të emisionit.
Në emër të të rrjetit të OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” kërkojmë nga menagjmenti i RTK-së, që lëshime të ngjame të mos ndodhin në të ardhmën dhe të kujdeset që moderatorët të luajn vetëm rolin e tyre, duke mos orientuar debatin në favor të asnjë kandidati.
Rrjeti i OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” do të monitoroj nga afër fushatën zgjedhore në funksion të identifikimit të shkeljeve të ligjit zgjedhor, duke reaguar sa herë që vëren parregullsi që bien ndësh me ligjin zgjedhor.
Shemsi Jashari
Drejtor Ekzekutiv
Demokracia Fillon Këtu