Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të hyjë në koalicion pas zgjedhorë me Partinë Demokratike të Kosovës nëse kjo e para shkon në balotazh me Lëvizjen Vetëvendosje, për të iu kundërvënë kandidatit të saj, Ajet Poterës.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të Llapi.info brenda dy partive ku kanë thënë se ka pasur edhe bisedime për këtë.

Por, deri tani nuk ka asgjë zyrtare nga asnjëra parti.

Kujtojmë se Dega e PDK-së në Podujevë ka qenë kritike e ashpër ndaj qeverisjes lokale të kryetarit aktual Agim Veliut në Podujevë.