Salla u mbush përplot. Të gjithë po e prisnin Agim Veliun kandidatin e tyre për kryetar të Podujevës .

E Kur erdhi, filluan duartrotiktjet.

Dega e LDK-së në Podujevë sot zyrtarizojë fushatën elektorale në Podujevë me ç’rast foli vetëm kryetari i kësaj partie Agim Veliu ku tha se garanton qeverisje të ndershme, të drejtë dhe transparente, shkruan Llapi.info.

Veliu në fjalimin e tij para simpatizantëve të kësaj partie tha se gjatë këtij mandati ka realizuar shumë projekte në infrastrikuturë, arsim dhe shëndetësi.

“Gjatë këtij mandati kemi realizuar shumë projekte. Rëndësi të veçantë kanë qenë shërbimet efikase për qytetarët për infrastrukturë. Në arsim janë rinovuar shuam shkolla, fusha të hapura sportive dhe është në përfundim objekti për aftësimin profesional. Gjithashtu edhe objekti i spitalit të përgjithshëm. Kemi ndërtuar dhe pajisur ambulanca të ndryshme si dhe janë kryer vizita sistematike në institucionet arsimore.

Veliu më tej tha se janë ndërtuar mbi 130 shtëpi sociale dhe janë përkrahur mbi 1000 familje në nevojë si dhe përmendi ivestimet në infrastrukturën rrugore.

“Kemi ndërtuar mbi 130 shtëpi sociale e përkrahur mbi 1000 familje në nevojë. Ivestimet më të mëdha janë bërë në infrastrukturën rrugore mbi 200 km rrugë në fshatëra dhe qytete. Mbi 135 km kanalizim dhe kolektor të ujërave të zeza.”, tha ai.

Veliu ka premtuar muze etnologjik në Podujevë përderisa ka përmendur dhe pririoritetet për mandatin e ardhshëm nëse zgjedhet në kryet ë Podujevës.

Në Podujevë do të ndërtohet muzeu etnologjik. Pririoritet do të kemi planet e hollëisshme rregullative urbane, përfundimin e hartimit të hartës rurale, rrugën buzë lumit Llap, kolekotrët e ujërave të zeza, zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, zgjerimin e shtretërve të lumit Llap, vazhdimin e rregullimit të shtratit të lumit.”, tha Veliu.

Më tej ai përmendi edhe ndërtimin e bulevardeve deh shesheve në qytet dhe zgjerimin e rrugëve Zahir Pajaziti, Skendërbeu dhe Xhemajl Mustafa.