Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Podujevës, Ajet Potera, akuzoi kryetarin aktuale të komunës Agim Veliu nga LDK se e ka degraduar arsimin.
Në Debat Pernime për komunën e Podujevës, Potera tha se në programin e tij, arsimi, bujqësia dhe shëndetësia janë çështje me prioritet nëse ai votohet për kryetar të komunës së Podujevës.“Jemi munduar ta bëjmë një platformë politike për mandatin katërvjeçar të qeverisjes sonë që është i matshëm, i mundshëm dhe i realizueshëm edhe në kohë edhe në baza financiare”, tha Potera.
“Prioriteti ynë është arsimi, shëndetësia e bujqësia sepse arsimi ka degraduar në masë të madhe në komunën tonë. Gjithashtu edhe shëndetësia, por gjendja është e keqe edhe në bujqësi. Këto tri fusha kemi menduar t’i ngritim një nuancë më tepër”, shtoi ai.
“Kryesisht në bujqësi, subvencionet deri më tani janë ndarë në baza partiake. Kjo gjë me Lëvizjen Vetëvendosje nuk do të ndodh. Ne qytetarin nuk e ndajmë në baza partiake” nënvizoi Ajet Potera.
Potera tha se nëse votohet për kryetar të komunës, qeveria komunale e tij do t’i ketë dy drejtoresha.
Debati i plotë: