Përderisa kryente detyrën e tij, dje rreth orës 16:26 është sulmuar fizikisht një punëtor i Kompanisë KEDS nga dy persona, njofton Llapi.info.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj të cilët viktimës i kishin shkaktuar lëndime trupore i cili ka marrë tretman mjekësorë në urgjencën e Podujevës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të shkohet në procedurë të rregullt.