Edhe një kandidat tjetër për asamble në komunën e Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vendosur që pagën e tij t’ua ndajë fëmijëve të cilët nuk kanë prindër, transmeton Llapi.info.
Ragip Fetahu është kandidati i VV- së cili ka shkruar në Facebook se nëse arrin që të jetë në mesin e këshilltarëve komunal në Podujevës këtë pagë nuk do e marrë për vete.
“Të nderuar, ju njoftojë që paga ime mujore nga asambleja e Podujevës do tu dhurohet katër fëmijëve pa prindër nga kjo komunë!”, ka shkruar Fetahu.
Kujtojmë se Fetahu është kandidati i dytë i kësaj partie që heq dorë nga paga e asamblistit pasi që një ditë më parë edhe një asamblist i kësaj partie ka vendosur që pagën e tij t’ua ndajë dy studentëve të dalluar, qoftë edhe nëse ata janë anëtarë të cilitdo subjekti politik./Llapi.info