Kryendeshja e ditës së sotme i takon Llapjanëve.
Llapi edhe pas xhiros së tetë është ende i pamposhtur në Podujevë.
Skuadra e Batatines poshtëroi Prishtinën në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, duke e mposhtur me rezultat të pastër 3-0.
Llapi e nisi furishem pjesën e parë dhe pas 8 minutash arriti të realizoj me anë të Gentrit Begollit.
Vendasit nuk u ndalen dhe në minuten e 25′ shënon edhe Hamdi Namami, me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.
Pjesa e dytë solli vetëm një gol edhe atë të shënuar në fund të ndeshjes ku, Florim Berbatovci shënoi për 3-0 në minuten e 90′ pas asistimit te Eminit.
Llapjanët me këtë fitore ruan ende lidershipin në tabelë, me 17 pikë të grumbulluara, ndërkaq Prishtina thellohet ende me këtë humbje dhe pëson rënje në radhitjen tabelare/Llapi.info