Sot rreth orës 18:30 në fshatin Brecë të Podujevës dy kushërinjë janë përleshur mes vete ku banorët e asaj ane kanë treguar për Llapi.info se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Përleshjen e ka konfirmuar edhe stacioni policor në Podujevë nga të cilët kanë thënë se problemi ka qenë mes dy palë kushërinjve.

“Sot rreth orës 18:30 stacioni Policor në Podujevë ka marrë informatë për një problem familjarë mes dy kushërinjve në fshatin Brecë të Podujevës. Njëri pretendon që ka dëgjuar të shtëna, por në teren policia nuk ka gjetur gëzhoja nga të shtënat që pretendohet. Megjithatë hetimet janë duke vazhduar. Deri tani personat vetëm janë intervistuar.”, ka thënë Antigona Citaku, zëdhënëse e stacionit policor në Podujevë.

Llapi.info ka kontaktuar edhe emergjencën në Podujevë të cilët kanë thënë se nuk janë në dijeni në këtë rast dhe se në emergjencë nuk ka ardhur asnjë pacient nga ky rast.