Pas raportimit të portalit informativ “Llapi.info” se përçuesit elektrik në fshatin Kaçanoll ishin të lidhur për një pemë për vite me rradhë, këto ditë ka filluar vendosja e shtyllave elektrike në këtë fshat.

Shtylla elektrike në Kaçanoll ishte rrëzuar që moti dhe askush nga personat përgjegjës nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të banorëve për rregullimin e asaj shtylle. Kështuqë, banorët e këtij fshati e kishin rregulluar vetë këtë çështje, duke i lidhur përçuesit elektrikë në një pemë.

Por, një gjë e tillë paraqiste rrezik për banorët sepse largësia mes përçuesve dhe tokës ishte një metër.

332
Atë kohë, zyrtarët e KEDS-it përmes një prononcimi telefonik për portalin “Llapi.info” patën thënë që nuk janë në dijeni për këtë rast./Llapi.info